00:00 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Klubi i panjohur befasisht emëron Maradonan në postin e trajnerit

Legjenda e Napolit, Diego Maradona është në lëvizje sërish, dhe tani ai zyrtarisht është emëruar trajner i klubit meksikan, Dorados de Sinaloa.

Heroi argjentinas kishte marrë drejtimin e Presidentit të klubit bjellorus, Dinamo Brest më 1 korrik, por tani ka marrë një post tjetër.

Klubi nga divizioni i dytë meksikan, Dorados de Sinaloa ka njoftuar befasisht ardhjen e Maradonas përmes Twitterit, transmeton IndeksOnline.

Si trajner, Maradona ka drejtuar Textil Mandiyu dhe Racing Club para se t’i jepej posti i trajnerit tek Argjentina (2008-2010).

Më pas, ai ishte trajner i Al-Wasl, CD Riestra dhe Fujairah SC./IndeksOnline/

Temat: