16:21 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pa Messin, Barça do të ishte në vendin e dhjetë

Trajneri i mirënjohur argjentinas, Angel Cappa, është përfshirë në debatin për Lionel Messin, duke insistuar se pa të, Barcelona do të ishte në mesin e tabelës këtë sezon.

Diego Maradona befasoi javën e kaluar duke thënë se Argjentina nuk duhet të varet nga Messi pasi që ai ka mungesë të lidershipit.

Cappa ka dalur kundër kësaj, duke lavdëruar paraqitjet e Messit për Barçën këtë vit, transmeton IndeksOnline.

Video thumbnail

”Pa Messin, Barcelona do të ishte në vendin e 10-të, ai e ka shpëtuar klubin në shumë ndeshje këtë sezon”, tha ai për Radio Miter.

Deri më tani në La Liga këtë sezon, Messi ka qenë i përfshirë në 10 prej 19 golave të shënuar, duke shënuar 6 gola dhe duke dhuruar 4 asistime.

Cappa gjithashtu beson se Argjentina nuk mund të varet nga Messi në të gjitha aspektet, pasi i duhet mbështetja e gjithë grupit./IndeksOnline/