10:46 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare, klubi më i vjetër në Itali del në shitje

Genoa është zyrtarisht në shitje.

Klubi i Serie A i cili po lufton për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian teksa aktualisht ka një pikë më shumë se Empoli i vendit të 18-të, me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë me dije se presidenti Enrico Preziosi ka nxjerrë në shitje klubin.

Genova është një klub historik në Itali i themeluar 125 vite më parë dhe ka fituar 9 titujt kampion dhe 1 Kupë Italie.

Nuk dihet se cilët do të jenë blerësit e ri të Genoas megjithatë e sigurtë është që klubi nga Liguria shumë shpejtë do të ndërrojë pronar. /IndeksOnline