22:37 / E Hënë, 16 Maj 2022 / AR

Zyrtare: Korenica dhe Gripshi zgjatin kontratat te Ballkani

Ballkani ka njoftuar se ka zgjatur kontratën e dy futbollistëve, Nazmi Gripshit dhe Meriton Korenicës.

Dy futbollistët kanë nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

“Kampionët Nazmi Gripshi dhe Meriton Korenica i qëndrojnë besnik FC Ballkanit edhe për 3 vite”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Ballkani është shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit.