21:38 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / MSH

Zyrtare: Kosova e humbi “tradhtarin” Kurtulus, debuton ndaj Serbisë!

Kosova edhe zyrtarisht e ka humbur lojtarin Edvin Kurtulus.

Mbrojtësi që u ftua nga Giresse për ndeshjet e qershorit kishte braktisur përfaqësuesen tonë pasi mori ftesën tjetër nga Suedia.

Para pak minutash, Kurtulus u fut në lojë për Suedinë në ndeshjen ndaj Serbisë, që do të thotë se nuk do të ketë më mundësi të luaj për Kosovën.

Kurtulus kishte luajtur dy ndeshje me Kosovën në të kaluarën./Indeksonline/