10:35 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

ZYRTARE: Kosova luan miqësore me Lituaninë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022.

Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline

Katër ditë pas kësaj miqësoreje, Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit kundër Suedisë po ashtu si vendas, teksa më 31 mars do të jenë mysafirë të Spanjës.

Kujtojmë që kundërshtari i Kosovës kishte luajtur me Shqipërinë në UEFA Nations League, ku kishte fituar një ndeshje dhe kishte barazuar në tjetrën./IndeksOnline/