14:24 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Kosova U21 publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit, mungon ylli i Superligës

Kombëtarja U21 e Kosovës ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e tetorit.

“Dardanët” e rinj do të luajnë kudër Austrias U21 dhe Andorras U21, transmeton Indeksonline.

Nga Superliga e Kosovës janë 8 futbollistë pjesë e listës, dy janë nga Prishtina dhe dy nga Ballkani.

Në listë është futbollisti nga Tropoja, Edi Sylisufaj, që u bë pjesë e Kombëtares së fundmi.

Pjesë e listës nuk është futbollisti i Trepçës 89, Arb Manaj./Indeksonline/