14:22 / E Premte, 02 Korrik 2021 / Blerim

Zyrtare: Kukësi transferon ish-lojtarin e Arbërisë

Skuadra shqiptare, FK Kukësi ka transferuar zyrtarisht ish-lojtarin e KF Arbërisë, Kreshnik Bahtiri.

Bahtiri ka firmosur kontratë një-vjeçare me mundësi vazhdimi për një sezo tjetër, shkruan IndeksOnline

Gjatë sezonit 20/21, Bahtiri ishte pjesë e Superligës së Kosovës në Arbëri, ku bëri 32 paraqitje dhe shënoi 7 gola. Ai po ashtu ndihmoi bashkëlojtarët e tij me katër asisitme.

“Shpresoj të jap më të mirën për Kukësin. Është një klub i organizuar dhe shpresoj që të dalim kampion në sezonin e ri dhe të vazhdojmë në këtë mënyre”, ishin fjalët e Bahtirit si futbollist i Kukësit.

/IndeksOnline/