18:22 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: “Labigol” vendos për të ardhmen (Foto)

Labinot Osmani, sulmuesi i njohur kosovar ka vendosur për të ardhmen e tij.

Osmani ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Vushtrrisë deri në vitin 2019, shkruan IndeksOnline.

Kapiteni ka vendosur të qëndroj në ekipin e Vushtrrisë edhe pse kishte oferta nga klubet e Superligës.

Kujtojmë që Vushtrria dështoi të inkuadrohej në Superligë këtë sezon, pasi humbi në barazh./IndeksOnline/