16:24 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Largohet Enrique, Spanja mbetet pa trajner

Luis Enrique është larguar nga stoli i Kombëtares Spanjolle.

Përmes një konference për shtyp, presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales ka bërë të ditur se ish-trajneri i Barcës po largohet për arsye familjare.

Luis Enrique ka drejtuar shtatë ndeshje që nga marrja e detyrës. Përpara ndeshjes kundër Maltës, ai duhej të largohej befasisht për shkak të një problemi serioz familjar.

Luis Enrique komunikon se ai nuk vazhdon si trajner, kërkojmë që ju të vazhdoni ta respektoni privatësinë e tij, ne jemi me të, i kam thënë atij se gjithmonë do t’i hapë dyert“, ka thënë presidenti Rubiales.

Robert Moreno do të drejtoj Kombëtaren Spanjolle deri në një zgjidhje afatgjate. /IndeksOnline/