16:41 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Lë Kombëtaren e Uellsit dhe bëhet trajner i skuadrës angleze (Foto)

Chris Coleman është larguar nga Kombëtarja e Uellsit dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin anglez.

Bëhet fjalë për Sunderlandin, që këtë sezon bënë gara në Championship dhe jo në Premierligë, shkruan IndeksOnline.

Pra, ish-trajneri i Uellsit ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe shpreson se klubin e Sunderlandit ta rikthej në Premier.

47-vjecari ishte te Uellsi që nga viti 2012, ndërsa ishte trajner edhe i skuadrave si Fulham, Real Sociedad dhe AEL-it./IndeksOnline/