11:56 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Leart Paqarada ndërron skuadër, por mbetet në futbollin gjerman

Leart Paqarada është bërë me skuadër disa javë pasi njoftoi largimin nga Sandhausen.

Pas gjashtë viteve të kaluara në Sandhausen, Paqarada u largua nga kjo skuadër për një aventurë të re.

Megjithatë reprezentuesi kosovar ka mbetur edhe më tej pjesë e futbollit gjerman, pasi i është bashkuar skuadrës së famshme gjermane St Pauli.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me këtë skuadër ku do të mbajë veshur fanellën deri më 30 qershor të vitit 2023.

St Pauli po planifikon ta përforcojë skuadrën dhe synimi i tyre kryesor edicionin e ardhshëm është të rikthehen në Bundesliga.