Zyrtare: Levante konfirmon të ardhmen e Enis Bardhit
Mesfushori, Enis Bardhi dhe Levante kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për dy vitet e ardhsghme.
Kështu, kontrata e re e Enisit do të skadojë më 30 qershor të vitit 2022, me mundësi të zgjatjes edhe për dy vite.
Reprezentuesi maqedonas kaloi te Levante një vit më parë dhe në sezonin debutues ai shënoi nëntë gola, transmeton IndeksOnline.
23-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 38 ndeshje me Levanten, ku ai ka shënuar plotë 10 gola.
”Jam shumë i lumtur që gjendem këtu dhe shpresoj që të vazhdoj edhe për shumë vite”, tha Bardhi./IndeksOnline/