75 Mall Live Search
13:13 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / Gj Sh

Zyrtare: Lewandowski largohet nga Barcelona

Robert Lewandowski ka konfirmuar largimin nga Barcelona në fund të sezonit.

Sulmuesi polak këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij zyrtar në instagram, shkruan IndeksOnline.

”Pas katër vitesh plot sfida dhe punë të palodhur, është koha për të ecur përpara.

Po largohem me ndjesinë se misioni është i përfunduar. 4 sezone, 3 kampionate.

Nuk do ta harroj kurrë dashurinë që mora nga tifozët që në ditët e mia të para.

Katalonja është vendi im në tokë.

Faleminderit të gjithëve që takova gjatë këtyre katër viteve të bukura.

Një falënderim i veçantë për Presidentin Laporta që më dha mundësinë të jetoj kapitullin më të pabesueshëm të karrierës sime.

Barça është kthyer aty ku i takon.

Visca el Barça. Visca Catalunya”, ka shkruar Lewandowski.

Në anën tjetër, skuadra e Barcelonës e ka falenderuar sulmueisn polak për kontributin e tij sa ishte pjesë e skuadrës katalanase.

”Erdha si yll. Largohem si legjendë. Faleminderit, Robert Lewandowski, për çdo gol, çdo betejë dhe çdo moment magjik duke veshur këto ngjyra. I lumtur përgjithmonë.”, thuhet në postimin e Barcelonës.

Lewandowski u transferua te Barcelona katër vite më parë nga Bayern Munich, ku shënoi 119 gola./IndeksOnline/