19:43 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Liverpooli me “maturantë” në ndeshjen e Kupës

Liverpooli e pret në shtëpi skuadrën e ligës së tretë, Shrewsbury në ndeshjen kthyese të 1/16 të Fa Cup.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2-2 dhe reds duhej të paraqitej edhe në ndeshjen kthyese.

Kjo ndeshje do të drejtohet nga trajneri Neil Critchley dhe në përbërje ka vetëm lojtarë të rinj.

Ky është formacioni i Liverpoolit: Kelleher, Williams, Hoever, Van den Berg, Lewis, Chirivella, Clarkson, Cain, Elliott, Jones, Millar.