12:00 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Liverpooli transferon një sulmues, s’është folur kurrë për të!

Jurgen Kloppi po bën transferime pa rënë në sy të mediave.

Skuadra e Liverpoolit gjatë ditës së sotme ka transferuar sulmuesin e Brentford, Joe Hardy.

Këtë e ka konfirmuar vetë skuadra e Championshipit, shkruan Indeksonline.

21-vjeçari ka qenë pjesë e të rinjve të Cityt derisa ka luajtur për skuadrën e dytë të Brentfordit.

Sulmuesi ka shënuar 40 gola në 80 ndeshje të Brentford B, duke dëshmuar veten e tij, ndërsa tani do të bashkohet me kampionët evropianë në një përpjekje për të vazhduar zhvillimin e tij. /IndeksOnline/