Zyrtare: Liverpooli transferon talentin nga Kolumbia (Foto)
Skuadra e Liverpoolit sapo ka konfirmuar një blerje të re. Bëhet fjalë për mbrojtësin Anderson Arroyo.
Lajmin për transferimin e 18-vjeçarit e ka konfirmuar klubi përmes rrjeteve sociale, transmeton IndeksOnline.
Arroyo menjëherë është huazuar te klubi spanjoll, Real Mallroca me një marrëveshje 18 mujore.
18-vjeçari së fundi ishte pjesë e Fortaleza-s, ndërsa gjatë vitit të kaluar bëri afro 10 paraqitje me Kombëtaren e Kolumbisë grumposhat U20./IndeksOnline/