11:54 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mbi 280,000 njerëz kërkojnë që të luhet përsëri ndeshja Kolumbi – Angli

Maradona ishte i pari i cili u shpreh kundër gjykimit të ndeshjes Kolumbi-Angli, duke thënë se kolumbianët janë vjedhur.

Madje ai ka shtuar se FIFA ka trukuar ndeshjet dhe se gjyqtari amerikan ka mbajtur anën e anglezëve.

Por pas kësaj është mbajtur edhe një pëticion drejtuar FIFA-s për të përsëritur ndeshjen mes Kolumbisë dhe Anglisë.

Mbi 280 mijë persona e kanë nënshkruar këtë pëticion deri më tani ku argumentohet se penalltia e akorduar në favor të “Tre luanëve” në pjesën e dytë erdhi pas një faulli “që nuk ekzistoi askund” dhe se goli i shënuar nga sulmuesi kolumbian Carlos Bacca në kohën shtesë është dashur të pranohej.

Peticioni, i cili po afron më afër objektivit të saj prej 300,000 nënshkrimesh, i bën thirrje FIFA-s të rishikojë vendimet e gjyqtarit. /IndeksOnline/

Temat: