21:49 / E Premte, 10 Korrik 2020

Zyrtare: Lojtari i njohur largohet nga Flamurtari

Arbër Mustafa, futbollisti nga Gjilani tashmë ka ndarë rrugët me Flamurtarin e Prishtinës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mustafa në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, shkruan IndeksOnline.

Ndër tjerash futbollisti është shprehur se kërkesat e tij dhe të klubit nga kryeqytetit nuk ishin të njëjta andaj edhe kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Postimi i plotë:

“Përmes këtij publikimi dua që të ju njoftoj që kam ndërprerë bashkëpunimin me Klubin Futbollistik “Flamurtari” edhe pse në fillim ishim dakorduar që marrëveshja të jetë dy vjeçare.

Kërkesat e mia dhe të klubit nuk ishin më të njejtat dhe me mirëkuptim të dyanshëm kemi vendosur për ta përfunduar këtë marrëveshje.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Pavarësisht të gjithave, unë dua që t’i falenderoj drejtuesit e klubit, dhe bashkëlojtarët për kohën që kaluam së bashku në këto gjashtë muaj.

Tashmë jam në kërkim të një ambienti të ri, për të cilin do të njoftoheni porsa të ketë diçka të re në këtë drejtim.”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij.

Mesfushori më parë kishte luajtur te skuadra e Gjilanit.

Mos i humb