10:22 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Man Unitedi emëron pasardhësin e Mourinhos

Manchester Unitedi ka njoftuar se ish-sulmuesi, Ole Gunnar Solskjaer është emëruar trajner i skuadrës deri në fund të këtij sezoni.

Solskjaer ka shënuar 126 gola në 366 paraqitje për ”Djajtë e Kuq” gjatë viteve, 1996-2007.

Në vitin 2008, ai u bë trajner i skuadrës rezervë të klubit, para se të bëhej trajner i FC Molde në Norvegji, transmeton IndeksOnline.

Solskjaer do ta marrë drejtimin e skuadrës së parë me efekt të menjëhershëm deri në përfundim të këtij sezoni.

Ai do ta ketë pranë Mike Phelan si ndihmës, si dhe Michael Carrick dhe Kieran McKenna.

Përndryshe, Manchester Unitedi shkarkoi dje trajnerin portugez, Jose Mourinho, pas ecurisë së dobët të skuadrës këtë sezon./IndeksOnline/