18:20 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Manchester United mposht Barcën, transferon Fernandesin

Manchester United edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin e Sportingut, Bruno Fernandes.

Edhe pse lojtari ende nuk i ka kryer testet mjekësore, ai është bindur të bashkohet me Djajtë e Kuq.

Ky transferim do t’i kushtoj Manchesterit rreth 80 milionë euro, 55 milionë çmimi i tij, ndërsa 25 milionë të tjera në formë të bonuseve.

Ky është njoftimi i klubit:

Manchester United është i lumtur t’iu njoftoj se ka arritur marrëveshje me Sportingun për transferimin e Bruno Fernandes. Marrëveshja do të kompletohet pas testeve mjekësore dhe kushteve personale me lojtarin. Së shpejti do të bëhet edhe njoftim për marrëveshjen“, thuhet në komunikatën e klubit.

Kujtojmë se Manchester United transferoi edhe Ronaldon nga Sportingu, të cilin e shiti më pas 100 milionë euro. /IndeksOnline/