75 Mall Live Search
16:27 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Gj. Sh

Marca: Mbappe do të startojë sonte ndaj Juventusit

Futbollisti Kylian Mbappe, si duket ka lënën pas sëmundjen.

Sipas Marca, ai do të jetë i gatshëm të luaj kundër Juventusit, në 1/8 e finales së Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja pritet të zhvillohet sonte, nga ora 21:00.

Trajneri Xabi Alonso ka konfirmuar se ylli francez është rikuperuar plotësisht nga problemet me gastroenteritin dhe ka marrë pjesë në stërvitjet e fundit me ekipin.

“Ka shumë gjasa që Mbappe të luajë. Do të vendosim orët e fundit, por ai është gati,” u shpreh Alonso në konferencën për shtyp.