09:14 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare më në fund: Sane bëhet futbollist i Bayern Munchenit

Skuadra e Bayern Munchenit ka zgjedhur mëngjesin e sotëm që ta bënte zyrtare transferimin e futbollistit gjerman, Leroy Sane.

Edhe pse fotot e prezantimit janë duke qarkulluar që nga dje, klubi gjerman nuk e kishte zyrtarizuar, transmeton Indeksonline.

Bayern Muncheni e bleu Sanen nga Manchester City për 49 milionë euro.

Transferimi i Sanes, sigurisht që Bayernin e bën kandidat serioz për ta fituar Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./Indeksonline/