11:23 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Mërgim Vojvoda vazhdon kontratën me Torinon

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka vazhduar kontratën me ekipin nga Serie A, Torino.

Lajmin e ka konfirmar faqja zyrtare e klubit italian përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline

Vojvoda ka firmosur kontratë të re deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi.

28-vjeçari te Torino ishte transferuar gjatë muajit shtator të vitit 2020 për 4 milionë euro, duke përfshi të gjitha bonuset.

Gjatë këtij sezoni, Vojvoda ka zhvilluar 14 ndeshje në Serie A dhe është një nga futbollistët kyç të Torinos, duke luajtur në tre pozicione të ndryshme./IndeksOnline/