18:33 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Merret vendimi për Hansi Flick

Hansi Flick ka mbetur trajner i Kombëtarës së Gjermanisë.

Kjo u bë e ditur nga Federata Gjermane e Futbollit, pas takimit që është mbajtur ditën e sotme, transmeton IndeksOnline.

 Flick do të përmbushë kontratën e tij deri në Kampionatin Evropian në shtëpi në vitin 2024.

Ky vendim ka ardhur pas takimit të sotëm mes Presidentit të Federatës Bernd Neuendorf me zëvendëspresidentin e ligës gjermane të futbollit Hans-Joachim Watzke dhe trajnerin Hansi Flick.

. Ish-trajneri i Bayern Munichut mori detyrën nga Joachim Löw vitin e kaluar pas daljes së Gjermanisë në raundin e dytë nga kampionati evropian dhe ka një kontratë deri në Euro 2024./IndeksOnline/