20:54 / E Enjte, 13 Gusht 2020

Zyrtare: Mësohet skuadra e re e Jetmir Topallit

Tashmë edhe është zyrtare, sulmuesi i Ballkanit të Suharekës, Jetmir Topalli do ta vazhdojë karrierën jashtë vendi.

Siç njofton klubi i Ballkanit, Topalli ka arritur marrëveshje me skuadrën turk, Yeni Malatyaspor, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi suharekas përmes një postimi në profilin e tyre zyrtare në “Facebook”.

” Të dashur tifoz , Saktësisht me datën 01.07.2018 Jetmir Topalli ka zbarkuar në stadiumin e qytetit në Suharekë duke iu bashkangjitur FC Ballkanit të sapo inkuadruar në Superligë, klubit i cili dita ditës po rritej me të po rritej edhe Jetmir Topalli duke shfaqur talentin e tij dhe duke dhuruar aksione të cilat ia ndalonin në çastë frymëmarrjen tifozeve tanë, ndërsa goditjet e tij të fuqishme digjnin oksigjenin në atmosfer.

Ambineti i zjarrt ne qytetin e Suharekës, organizimi i mirëfillt i klubit ka bërë që Jetmiri sot të jetë shumë i kërkuar duke nënshkruar para pak çastesh me klubin nga Turqia Yeni Malatyaspor. Jetmirit i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në karrier, gjithashtu e falenderojmë përzemërsisht për djersën e derdhur në klubin e qytetit tonë”.