22:07 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Messi shqiptar pranon të luaj për Kosovën

Edon Zhegrova ka zgjedhur përfundimisht të luaj për Kosovën, shkruan indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Zhegrova mesfushor ofenziv i lindur në vitin 1999 që luan për skuadrën belge, Genk.

Ai konsiderohet si talent shumë premtues, ku edhe ka marrë nofkën “Messi shqiptar”.

Edoni ka pasur oferta për të luajtur edhe për Shqipërinë dhe Belgjikën. /IndeksOnline/