Zyrtare: Messi zbulon skuadrën e re

Lionel Messi edhe zyrtarisht është futbollist i ri i skuadrës amerikane, Inter Miami.
Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti argjentinas përmes një intersviste të publikuar në “Mundo Deportivo”, shkruan IndeksOnline.
“Kam marrë vendimin që do të shkoj në Miami. Ende nuk e kam mbyllur qind për qind. Më mungojnë disa gjëra, por vendosëm të vazhdojmë rrugën. Nëse nuk funksiononte gjëja e Barcelonës. Doja të largohesha nga Evropa, të dilja nga qendra e vëmendjes dhe të mendoja më shumë në familjen time”, ka thënë Messi.
35-vjeçari ka bërë të ditur se vendimi i tij nuk ka të bëjë me paratë.
“Nëse do të kishte qenë çështje parash, do të kisha shkuar në Arabi ose diku tjetër. Mu dukën si shumë para. E vërteta është se vendimi im përfundimtar shkon diku tjetër dhe jo për shkak të parave.”, ka deklaruar Messi për MD./IndeksOnline/