19:43 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Zyrtare: Milani e pret në radhët e veta, Tomorin e Chelseas

Tashmë është zyrtare, skuadra e Milanit ka firmosur me Fikayo Tomori.

Tomori është transferimi i dytë pas Mandzukic i cili u prezantua ditë më parë, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra e Milanit përmes një postimi në ‘Twitter’.

Reprezentuesi anglez ka regjistruar 17 paraqitje për Chelsean dhe ka shënuar një gol, ndërsa për Kombëtaren angleze debutoi në ndeshjen ndaj Kosovës.

Kujtojmë se ai u bashkua me Milanin për shumën 25 milionë funte.