19:57 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Milani shkarkon trajnerin

Milani ka shkarkuar nga posti i trajnerit, italianin Marco Giampaolo.

Përmes faqes zyrtare, skuadra nga Serie A ka falënderuar trajnerin për kontributin e dhënë në këtë fillim të sezonit.

Pas shtatë xhirosh, Milani ka fituar tri ndeshje dhe ka humbur katër të tjera duke bërë një lojë jo shumë të pëlqyeshme.

Ai mund të zëvendësohet nga Stefano Pioli. /IndeksOnline/