17:48 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Milinkovic-Savic nënshkruan për klubin e njohur evropian

Lazio ka njoftuar se Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic kanë rinovuar kontratat me klubin deri në vitin 2023.

Marrëveshjet janë konfirmuar nga faqja zyrtare e Lazios, ku Immobile nënshkroi kontratë të re të përmirësuar me një pagë vjetore prej 3.2 milionë euro.

Milinkovic-Savic, nga ana tjetër, ka nënshkruar kontratë të re me pagë vjetore prej 3 milionë euro pa klauzolë blerëse, transmeton IndeksOnline.

Dyshja ka munguar në vetëm një ndeshje këtë sezon dhe shihen pikë e rëndësishme për romakët më tutje.

Përndryshe, në këtë fillim sezoni, Lazio renditet në vendin e shtatë në Serie A pas shtatë ndeshjeve./IndeksOnline/