13:17 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Zyrtare: Musiala vazhdon kontratën me Bayernin

Talenti, Jamal Musiala, ka firmosur kontratën me Bayern Munchenin.

Musiala ka firmosur kontratën e deri në vitin 2026 me kampionin aktual të Bundesligas, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse në moshë të re, talenti gjerman ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon – duke shënuar edhe në UEFA Champions League.

Kujtojmë që së fundi, Musiala ka vendosur ta përfaqësojë Kombëtaren e Gjermanisë./IndeksOnline/