Zyrtare: Nagelsmann edhe një vit në Hoffenheim
Një nga trajnerët më premtues në të ardhmen, Julian Nagelsmann do të qëndrojë në Hoffenheim edhe një sezon.
Skuadra e Hoffenheim ka deklaruar përmes një komunikate se trajneri i saj do të qëndrojë vetëm deri në fund të sezonit të ardhshëm, shkruan IndeksOnline.
“Julian Nagelsmann do të largohet nga Hoffenheim në fund të sezonit 2018/19”, shkruhet në njoftimin e klubit.
30-vjeçari dyshohet se ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e Leipzig deri në vitin 2022, por kjo do të bëhet e ditur në fund të sezonit të ardhshëm.
Kujtojmë që këtë sezon, Nagelsmann arriti ta kualifikonte Hoffenheimin në Champions League, pasi zuri pozitën e tretë në Bundesliga./IndeksOnline/
?⚪ #TSG
Julian #Nagelsmann wird die TSG Hoffenheim am Ende der Saison 2018/19 verlassen.
Der 30-Jährige, der im Februar 2015 den Posten des Cheftrainers bei der TSG übernommen hat, macht Gebrauch von einer vertraglich fixierten Ausstiegsklausel.
? https://t.co/eoT1XvliFL pic.twitter.com/NhTjYJVHL9
— TSG Hoffenheim (@achtzehn99) June 21, 2018