15:28 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Napoli zyrtarizon mbrojtësin e ri, Hysaj pranë largimit

Napoli ka bërë zyrtare firmën me Giovanni Di Lorenzo për 9.5 milionë euro, i cili vjen nga Empoli dhe luan si mbrojtës i krahut të djathtë, pikërisht në të njëjtin pozicion që luan edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, që është në prag të largimit nga skuadra napolitane.

25 vjeç, mbrojtës i djathtë, futbollisti i Empolit vjen nga një sezon i shkëlqyer, edhe pse skuadra e tij ra në Serinë B. Di Lorenzo luajti 37 ndeshje të plota (vetëm 1 më pak se rekordmeni Caputo), shënoi 5 gola e dha 3 asiste, ndërsa e mbylli me vetëm 8 kartonë të verdhë.

Për koincidencë, tek Empoli luante edhe Hysaj deri në vitin 2015, kur Empoli e bleu për 6 milionë euro, ndërsa tashmë pasuesi i tij i bën dalje, sepse zor se Napoli do të shesë Malcuit, aq më shumë që Hysaj mund të ketë më shumë oferta, edhe pse jo në shifrat që do Napoli.