19:22 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / C E

Zyrtare: Nazmi Rama emërohet trajner i ri i Istogut

Klubi futbollistik Istogu njofton se nga sot kryetrajner i ri i klubit është emëruar z.Nazmi Rama.

Istogu ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me trajnerin Rama, me mundësi vazhdimi.

Nazmi Rama është i njohur për sportdashësit istogas, pasi që në sezonin 2014-2015 ishte trajner i Istogut, kur Istogu bënte gara në Superligën e Kosovës.

Në sezonin 2014-2015, Nazmi Rama ishte në krye të Istogut, dhe në atë sezonë klubi kishte arritur rezultate të mira, pasi që në fund kishte arritur që ta siguronte mbijetesën në Superligë.

Nazmi Rama do të jetë kryetrajner i skuadrës, ndihmësit e tij do të jenë: Hysni Kabashi dhe Mehdi Ariaj, ndërsa trajner i portierëve do të jetë Kemajl Saliagic.

I dëshirojmë mirëseardhje trajnerit Nazmi Rama në klubin tonë, duke i dëshiruar shumë suksese!