12:04 / E Hënë, 23 Maj 2022 / AR

Zyrtare: Ndahen Januzaj dhe Sociedadi

Adnan Januzaj nuk do të luajë më në Real Sociedad.

Futbollistit kosovar do t’i skadojë kontrata me klubin spanjoll më 30 qershor dhe ai nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit nga La Liga.

Ishte vetë Sociedadi që e konfirmoi ndarjen me përfaqësuesin belg.

Sociedadi e ka falënderuar Januzajn për angazhimin, dedikimin dhe sakrificën e bërë gjatë periudhës sa ka luajtur në këtë klub, ndërsa i uron suksese në të ardhmen personale dhe profesionale.

Januzaj ka oferta nga Italia dhe nuk përjashtohet mundësia që në sezonin e ardhshëm ta shohim duke luajtur në Serie A.