16:19 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Operohet sulmuesi i Arsenalit, mbetet jashtë për gjashtë javë

Arsenali ka konfirmuar se sulmuesi Alexandre Lacazette do të jetë jashtë fushave deri në gjashtë javë pas një lëndimi në gju, shkruan indeksonline.

26-vjeçari iu nënshtrua një operacioni të martën dhe tani pritet të jetë jashtë për të paktën një muaj derisa ai të rimëkëmbet.

Një deklaratë në faqen zyrtare të klubit lexoi: “Sulmuesi Alex Lacazette kishte një ndërhyrje në gjurin e tij të majtë të martën në mëngjes”.

“Procedura ishte një sukses dhe tani ai do t’i nënshtrohet një periudhe rehabilitimi. Është paraparë që ai të kthehet në skuadër brenda katër deri në gjashtë javë”.

Lacazette fillimisht bëri përshtypje pas lëvizjes së tij 46 milionë euro nga Lyon në verë, duke shënuar tetë gola deri në fillim të dhjetorit. /IndeksOnline/