15:35 / E Martë, 04 Maj 2021 / Blerim

Zyrtare: Pas nëntë viteve, Martinez largohet nga Bayerni

Javi Martinez do të largohet zyrtarisht nga Bayern Munchen.

Pas nëntë viteve, mesfushori spanjoll do të largohet në fund të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline

Lajmin e kanë bërë të ditur vet gjermanët përmes rrjeteve sociale.

“Unë jam shumë krenar dhe i lumtur që u lejova me qenë pjesë e familjes së Bayern Munchen për nëntë vite. Unë do t’i falënderoj të gjithë, veçanërisht tifozët tanë – ju e bëtë Mynhiun si shtëpinë time”, ka thënë Martinez.

Martinez do të largohet së bashku me treshen: Hansi Flick (trajneri), David Alaba (mbrojtësi) dhe Jerome Boateng (mbrojtësi)./IndeksOnline/