14:49 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Pep Guardiola e konfirmon të ardhmen e Leroy Sanes

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola pak më parë në një prononcim për media e ka konfirmuar se Leroy Sane ka refuzuar të nënshkruaj kontratë të re me Manchester Cityt.

Kësisoj, ai mund të largohet gjatë merkatos verore nëse dëshiron ose në përfundim të kontratës,transmeton Indeksonline.

‘Në fund të sezoni nëse arrihet një marrëveshje me një klub ai mund të largohet, nëse jo ai do të largohet në përfundim të kontratës’ ka thënë Guardiola.

Me shumë gjasë, Sane do të transferohet tek Bayern Munchen që po e kërkon me ngulm gjermanin./Indeksonline/