13:45 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Pepe prezantohet te skuadra që është në Champions League

Ish mbrojtësi i famshëm i Real Madridit, Pepe është rikthyer te skuadra portugeze, Porto. Para pak minutash gjiganti portugez e ka zyrtarizuar nënshkrimin me Pepen.

Rikthimi i tij te kjo skuadër ndodhë pas 12 vitesh ku mbrojtësi bëri karrierë te Real Madridi e Beshiktashi. Pepe është 35 vjeçar, ndërsa do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve në dy përballjet ndaj Romës.

Për Pepen ishte shumë e interesuar edhe Monako, por vetë lojtari në fund e ka zgjedhur skuadrën e zemrës./Indeksonline/