13:12 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Për shkaqe politike Mkhitaryan nuk udhëton në Azerbajxhan për finalen e Ligës së Evropës

Arsenali ka vendosur që të mos e marr me vete mesfushorin Henrik Mkhitaryan në Azerbajxhan.

Mesfushori armen për shkaqe politike nuk do të jetë në dispozicion të londinezëve për ndeshjen finale të Ligës së Evropës kundër Chelseat.

Armenia dhe Azerbajxhani nuk kanë raporte të mira politike dhe gjendja mes dy shteteve është tensionuar. 

Arsenali përmes një njoftimi zyrtar ka treguar se ndjehet shumë keq që për këtë arsye nuk do ta grumbulloj Mkhitaryanin. /Indeksonline/