09:53 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / C E

Zyrtare: Pioli rezulton negativ, nesër drejton Milanin në Europa League

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, dhe zëvendësi i tij, Giacomo Murelli, kanë rezultuar negativë në testin për koronavirusin dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e Europa Leagues kundër Celticut.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi rosoner përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

AC Milani raporton se trajneri Stefano Pioli dhe zëvendësi i tij Giacomo Murelli rezultuan negativë në testin e kryer dje. Pioli dhe Murelli do të drejtojnë stërvitjen sot dhe nesër në mbrëmje ata do të jenë rregullisht në stol në ndeshjen e Ligës së Evropës Milan-Celtic Glasgow”, thuhet në njoftimin e klubit.

Pioli mungoi në tri ndeshje të Milanit, të cilat i drejtoi Daniele Bonera duke shënuar dy fitore dhe një barazim. /IndeksOnline/