16:39 / E Martë, 07 Korrik 2020

Zyrtare: Pirlo bëhet trajner i Juventusit

Andrea Pirlo do të bëhet trajner i skuadrës U23 të Juventusit.

Ish-mesfushori do të përgatis gjeneratën e re të Zonjës së Vjetër në sezonin e ardhshëm.

Pirlo njihet si një nga “arkitektet” më të mëdhenj të futbollit sa ishte në fushë, shkruan Indeksonline.

Vizionin e tij ai tani do ta përcjell te futbollistët që do t’i drejtoj.

Pirlo është fitues i dy Liga të Kampionëve me Milanin dhe ka fituar Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006. /IndeksOnline/

Mos i humb