14:44 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / C E

Zyrtare: Portieri i Feronikelit nënshkruan me skuadrën evropiane

Portieri i Feronikelit, Jacek Deniz Troshupa do ta vazhdoj karrierën e tij në Poloni.

26 vjeçari ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Stomil Olsztyn, shkruan Indeksonline.

Ai edhe më parë ka luajtur në Poloni me dy skuadra tjerë para se të transferohej në Kosovë.

Troshupa është i lindur në Poloni dhe ka nënshtetësi të dyfishtë.

Ai karrierën e ka filluar te Ruch Ryki derisa në Kosovë ka luajtur për Hajvalinë dhe Feronikelin ndërsa një sezon e ka kaluar te Skënderbeu në Shqipëri. /IndeksOnline/