15:29 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Prekazi zbulon listën e Kosovës U21

Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit.

Lista përbëhet nga 25 lojtarë, kurse risitë për dallim nga grumbullimet e kaluara janë të shumta.

Pjesë e listës është edhe Lirim Kastrati i Lokomotivës që vjen nga Kombëtarja A, kurse është ftuar edhe Alfred Ajdareviq, që më herët ka luajtur edhe me Suedinë e Shqipërinë.

Kosova luan me Andorrën në udhëtim dhe me Turqinë në stadiumin Adem Jashari.