13:10 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / C E

Zyrtare: Premierliga tregon datën kur hapet merkatoja

Pauza që i ka shkaktuar futbollit koronavirusi ka bërë që gjërat të mos shkojnë siç ishin planifikuar.

Kështu do të ketë data të reja edhe për merkaton e këtij sezoni, shkruan Indeksonline.

Premierliga ka njoftuar se afati kalimtar i verës do të hapet më 27 korrik dhe do të mbyllet më 5 tetor.

Kështu skuadrat angleze, do të kenë në dispozicion 10 javë për të përmbyllur shitblerjet e lojtarëve. /IndeksOnline/