16:28 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Zyrtare: Prishtina kompleton transferimin e tunizianit që luan në tri pozita

Klubi i Prishtinës ka kompletuar dokumentacionet për futbollistin Ahmed Radaoui.

Futbollisti nga Tunizia nga ndeshja e ardhshme mund të luaj për klubin “bardh e kaltër”, transmeton Indeksonline.

23 vjeçari vjen nga ekipi i tunizian, Etoile Sahel dhe mund të luaj në pozitat mbrojtës i majtë, mesfushor dhe anësor.

Ai ka thënë se do ta prezantoj më së miri futbollin tunizian në Prishtinë./Indeksonline/