18:01 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: PSG-ja zbulon trajnerin e ri (Foto)

Skuadra e Paris Saint Germain është bërë me trajner të ri.

Kampionin e Francës nga sezoni i ri do ta menaxhoj trajneri i njohur gjerman, Thomas Tuchel, shkruan IndeksOnline.

Tuchel ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi.

Ish-trajneri i Dortmundit do ta zë vendin e Unai Emery-t, i cili fitoi Kupën e Francës dhe Ligue 1 gjatë këtij sezoni.

44-vjeçari gjatë karrierës ka menaxhuar klube gjermane, si; Augsburg, Mainz dhe Dortmund.

Në garë për t’i siguruar shërbimet e teknikut gjerman ishin edhe klub nga Premierliga, përfshi; Arsenalin dhe Chelsean./IndeksOnline/