11:44 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Zyrtare: Radja Nainggolan firmos me Cagliarin

Tashmë është zyrtare, skuadra e Cagliarit e ka rikthyer nga Interi futbollistin Radja Nainggolan.

Ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Cagliari para se të kthehej në Inter, por tani ai ka firmosur kontratë me ta, shkruan IndeksOnline

“Cagliari është i lumtur t’ju njoftojë se e kemi fituar të drejtën për shërbimet sportive të lojtarit Radja Nainggolan, i cili na bashkohet nga Interi në huazim deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Cagliarit.

“Si një tregim dashurie, i lidhur me kuq e kaltër: Cagliari dhe Nainggolani janë bashkë sërish”, thuhet në njoftimin e klubit.