14:34 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Rangers shkarkon trajnerin, Gerrard bën gati valixhet (Foto)

Skuadra nga Skocia, Rangers FC ka shkarkuar trajnerin, Graeme Murty.

Klubi skocez njoftoi sot publikun se kanë shkarkuar trajnerin, Murty, transmeton IndeksOnline.

43-vjeçari u bë menaxher i Rangersit gjatë këtij sezoni, por në 35 xhiro ka grumbulluar vetëm 65 pikë dhe gjendet në pozitën e 3’të.

Lajmin për shkarkimin e Murtyt ka mbërritur edhe në Angli, te skuadra e Liverpoolit. Steven Gerrard tani është duke i bërë gati valixhet dhe së shpejti do të emërohet trajneri i ri i Rangers./IndeksOnline/